E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Gjuha shqipe e kërcënuar, Rama: U desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe ku ishin  të ftuar akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk i kurseu batutat me të pranishmit.

Ai tha se nuk mund të behët kurrë anëtar i akademisë shkencore sepse nuk ka asnjë gradë dhe as nuk e kërkon. Ndër të tjera u ndal te rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Sipas kryeministrit, fjalori i gjuhës tonë është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.

Rama: Mezi e kam pritur këtë ditë për t’i thënë disa gjëra. Unë vetëm anëtar akademie s’bëhem dot kurrë se nuk kamë asnjë gradë shkencore dhe nuk e kërkoj kurrë. Në fund të ditës, a mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën sot nuk do të kishim dot një abetare. Do t’i kishim si ato tekstet alternative që i solli demokracia. Do kishim abetare që Zoti e di se me çfarë sharrë do sharronte Shabani. Do ishin sharra që  do sharronin trungun e përbashkët që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit. Imagjinoni procesin e integrimit. Çfarë dokumentesh do t’i shkonin, si do t’i përkthenin në Berlin 7 palë gjuhët tona? Se do kishe dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj ajo e Pukës, do kishte dalë toskërishtja e Vlorës po do dilte dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë. E keni parë reformën territoriale.

Kryeministri tha se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

Rama: Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑