Gjobitet kryeministrja norvegjeze si pasojë e thyerjes së masave anti-COVID

Policia norvegjeze raportojë këtë të premte rreth gjobitjes së kryeministres së vendit, Erna Solberg, nën akuzën e shkeljes së distancimit social, pjesë e masave kundër COVID-19. Solberg akuzohet se e shkeli këtë masë gjatë festimeve të mbajtura për rastin e ditëlindjes së saj .

Shefi i policisë, Ole Saeverud deklarojë gjatë një konference për mediat se gjoba e vendosur ka vlerën e 20,000 Kroner Norvegjez ose $2,352 dollar.

Kryeministrja e zgjedhur për mandatin e saj të dytë në vend, ka kërkuar falje muajin e shkuar për organizimin e një feste të organizuar në një resort malor, me rastin e 60 vjetorit, ku gjendeshin edhe 13 pjesëtarë të tjerë të familjes së saj. Rregulli i vendosur nga shteti norvegjez ndalon grumbullimin në një vend, të më shumë se 10 personave.

Ndërkohë që në raste të ngjashme, policia nuk do të kishte vendosur një gjobë të tillë, sipas Saeverud kryeministrja këto kohë, ka qenë në frontin e parë të punimeve të qeverisë për vendosjen e masave më shtrënguese anti-COVID.

“Edhe pse ligji është i njëjte për të gjithë, jo të gjithë janë të barabartë para ligjit,” deklarojë Saeverud, duke e justifikuar gjobën.

Të Fundit