Gjendet i mituri që kishte humbur rrugën dhe nuk kthehej dot në shtëpi, policia thirrje familjarëve të shkojnë ta marrin në…(FOTO)

Një i mitur, i cili kishte humbur është gjetur nga qytetarët, pasditen e sotme, te “Terminali i Jugut”, në Tiranë.

Policia njofton se i mituri, i cili kishte humbur rrugën dhe nuk mbante mend rrugën për t’u kthyer në shtëpi quhet Vin Uku dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet njoftojnë familjarët që te shkojnë ta marrin të miturin në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Njoftimi i plotë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Të Fundit