“Gëzuar Përvjetorin Historik”, Fatos Nano: Fitorja e mandatit të tretë nga ne, frymëmarrje për Shqipërinë. Objektivi madhor, integrimi në BE – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Gëzuar Përvjetorin Historik”, Fatos Nano: Fitorja e mandatit të tretë nga ne, frymëmarrje për Shqipërinë. Objektivi madhor, integrimi në BE

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, deklaroi ka uruar të gjithë socialistët, për 30-vjetorin e lindjes së partisë më të madhe në vend.

Nano theksoi se fitorja e mandatit të tretë nga PS, është frymëmarrje për Shqipërinë.

Nano vlerësoi se PS tashmë e ka si objektiv madhor për vendin, integrimin në BE të Shqipërisë.

“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë.

Fitorja e mandatit të tretë të PS frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”, deklaroi Nano.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *