Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH, gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili.

Në votimin e dytë, Vasili arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH.

Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.

Në votimin e parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së që u mbajt dje, asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot në votimin e dytë që mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Të Fundit