Gazetari e ndjek nga mbrapa me vrap, ndërtuesi bezdiset: Më lini rehat!

Jemi pranë Prokurorisë së Tiranës.Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bën ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku se, në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë , do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhin kontratë dhurimi në 2015-ën, ku ndërtuesi ishte në cilësinë e dhuruesit, kur ende nuk e gëzonte objektin. E korrigjoi në vitin 2019, kur lidhi kontratë shkëmbimi, ku pasi të mbaronte objekti, Shpëtimi do të merrte me celsa në dorë apartamentin e premtuar. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin.Ky pallat është ende i papërfunduar, ndërsa familja Mëniku në Kadastër ka regjistruar njësinë e banimit, që kur ta marrë në dorë, ta certifikojë.Motra e qytetarit Shpëtim Mëniku, Manuela Mëniku,ka shkuar në derën e apartamentit të premtuar për të vëllain dhe ka gjetur një numër telefoni, që i përket një tjetër personi.Ajo ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i shmanget.Pasi gazetari i “Stop” përballet me ndërtuesin, ai premton, se në fund të marsit do t’i japë kapar qytetarit dhe deri në datën 15 prill do ta shlyejë, duke ia blerë apartamentin.Por sot në 30 mars, Manuela trego, se nuk ka marrë asgjë dhe Sabri Shera vetëm i shtyn takimet e premtuara.

Të Fundit