“Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare për në SHBA”, Yuri Kim: Respektoni rregullat, më shumë do përfitoni

Ambasada e SHBA-së ka reaguar në 1 vjetorin e lëshimit të vizave 10 vjeçare drejt SHBA për shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë.

Më tej në postim theksohet se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër.

Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, shkruan Yuri Kim.

Të Fundit