Garë shpejtësie në Fier-Vlorë, Braçe: Kemi problem me ligjin për idiotët

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar lidhur me dy shqiptarët nga Kosova që janë ndaluar nga policia ndërsa bënin gara me shpejtësi më shumë se 220 km/h në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Përmes një postimi në FB Braçe i quan idiotë të dy personat, ndërsa shprehet se Shqipëria ka probleme me ligjin për raste të tilla.

“Nuk habitem qe, idiotet me Lamborgini e BMW nuk i kishin makinat e tyre! pra, i kishin marre borxh ne Zvicër! Me habit qe per “flutirimin” ketu, do gjobiten ne Zvicër nga 1000-1500 euro, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj paguan 2-3 here me pak! Pra, kemi nje problem te madh me ligjin per idiotet qe i kthejne makinat ne tank vrases ne rruge! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende s’e quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!” shkruan Braçe.

Të dy personat e përfshirë në garën me shpejtësi, njëri prej të cilëve banues në Zvicër, u gjobitën përkatësisht me 168.000 dhe 120.000 lekë.

Të Fundit