Gara për kreun e PD, regjistrohet kandidati që do të përballet me Berishën

Zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen mes dy kandidatëve. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, në garë është futur edhe Ibsen Elezi, i cili ditën e djeshme në orën 11:30 ka depozituar kërkesën për të qenë një nga kandidaturat në zgjedhjet e 22 majit.

Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021, por kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie.

Elezi u skualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”

Ndër të tjera, në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Në zgjedhjet e 13 qershorit kandidatët ishin, Lulzim Basha (që rezultoi fitues), Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Të Fundit