E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Fundi do të vijë”,Bill Gates:Bota do kthehet në normalitet në fund të2022

“Fundi do të vijë për këtë pandemi”. Kështu ëështë shprehur bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates në fillim të kësaj jave – teksa shpreson se bota do të“ kthehet në normalitet ”pasi të bëhen më shumë vaksina.⁠

⁠ Miliarderi filantrop gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë i hapur për mënyrën se si bota duhet të luftojë pandeminë Covid-19 që prej fillimit marsin e kaluar. “Ne nuk do ta kemi çrrënjosur këtë sëmundje, por do të jemi në gjendje të zbresim në një numër shumë të vogël infektimesh deri në fund të vitit 2022”, tha Gates.

Gates tha se teksa ka “ende disa pyetje” në lidhje me atë se si gjerësisht vaksina Johnson & Johnson do të përdoret pasi shpërndarja u ndal përkohësisht në SHBA në fillim të këtij muaji pasi persona të vaksinuar pësuan një çrregullim të rrallë të mpiksjes së gjakut, nivelet e vaksinimit mbeten të larta në “vendet e pasura, përfshirë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar”

“Edhe këtë verë, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të arrijnë nivele të larta të vaksinimit, në mënyrë që bota të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022,” tha Gates.

Që nga janari, më shumë se 94.7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në SHBA, ndërsa rreth 140 milionë kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar, 33 milion kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, sipas BBC.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑