Fshati “magjik”, dikur kuronte pacientët me tuberkuloz, sot trajton të sëmurët nga COVID – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fshati “magjik”, dikur kuronte pacientët me tuberkuloz, sot trajton të sëmurët nga COVID

Ajri i freskët dhe rrezet e diellit në malet e Zvicrës, dikur trajtonin pacientë me tuberkuloz nga e gjithë Evropa, sot po e ri-shpikin veten për një brez të ri, pacientët që vuajnë nga pasojat e mbetura të COVID-19.

Shumë pacientë me të ardhura të ulëta e që vuanin nga sëmundja e mushkërive, në fillim të pandemisë, u shtruan në kujdesin intensiv të klinikës “Wald”, e ndërtuar në malësitë e Zyrihut në 1898.

“Tani, të ashtuquajturit viktima me efekte afatgjata COVID po shkojnë për rehabilitim dhe mbushin 5-10% të 158 shtretërve të qendrës”, tha Dr. Marc Spielmanns, drejtori i qendrës.

Ai shtoi se rehabilitimi i duhur mund të ketë sukses kudo, por vendndodhja e largët e klinikës “Wald” me pamje nga Liqeni i Zyrihut dhe Alpeve, mund të ofrojë një pushim më tepër.

Efektet afatgjata të COVID janë jo vetëm vështirësi të frymëmarrjes dhe lodhje, por ankth dhe depresion.

Organizata Botërore e Shëndetësisë frikësohet se kjo situatë mund të rëndojë sistemet shëndetësore për vitet që pasojnë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mbështeten kryesisht në terapinë e pacientëve për rehabilitimin e tyre të gjatë post-COVID.

Një qëndrim katër deri në gjashtë javë në klinikën “Wald” kushton rreth 17,000-25,000 franga zvicerane (27,833 $).

Sistemi privat i sigurimeve shëndetësore të Zvicrës në shumicën e rasteve mbulon faturën. Meqenëse virusi SARS-CoV-2 sulmon shumë organe, prof. dr. Hans-Werner Duchna, tha se kardiologët, terapistët e punës dhe psikologët po punojnë së bashku me një qëllim të thjeshtë: “Të rikthejnë pacientin në jetën e tij të përditshme.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *