Fryhet lumi nga reshjet, turistët e huaj bllokohen në Kanionin e Langaricës në Përmet.

Një ngjarje e fundit raportohet nga Përmeti, ku mësohet se një grup turistësh të huaj kanë mbetur të izoluar në Kanionin e Langaricēs në Përmet.

Shkak janë bërë rreshjet intesive dhe dalja nga shtrati e lumit të Langaricës. Ngjarja mesohet se ka ndodhur para pak minutash, ndërsa mësohet se tashmë janë njoftuar edhe emergjencat civile në Përmet, të cilët mësohet se kanë vënë alarmin.

Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Të Fundit