U mbajt e mbyllur nga burri për 2 vjet, flet nëna e 22-vjeçares: E dhunonte pa shkak! Kur ishte shtatzënë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë për dhunimin dhe burgosjen e së resë shqiptare në Volos, Greqi nga bashkëshorti i saj.

E ftuar në emisioni “Me zemër të hapur” në News24, nëna e 22-vjeçares ka akuzuar familjen e dhëndrit se ishte në dijeni të dhunës. Ajo tregoi se i ka rritur e vetme tre fëmijët dhe se vajza ishte lidhur me Aurel Kurtin pa pëlqimin e saj. Nëna tha se Aureli kishte qenë më përpara i martuar dhe gruaja e mëparshme ishte larguar për dhunë.

Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.
Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Nuk kishte shkaqe, e dhunonte kot, s’e linte me ngrit kokën. Vajzën e sillte me sekonda te ne dhe e merrte. Nuk e kishte prurë më asnjëherë vajzën.
Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart”,
deklaroi nëna e 22-vjeçares.

Të Fundit