E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Franca ndalon lutjet e myslimanëve nëpër universitete

Macron po përpiqet që të fitojë votat e ekstremit të djathtë

Senati francez ka miratuar projekt-ligjin për ndalimin e praktikave fetare në korridoret universitare për të luftuar “separatizmin Islam”.

Gjatë diskutimin të këtij projekt-ligji, i kritikuar për kufizimin e të drejtave të myslimanëve, Partia Republikane e qendrës së djathtë propozoi shtimin e një klauzolë që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.

Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin. Nisma ligjore u prezantua nga presidenti Emmanuel Macron vitin e kaluar për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm Islam”.

Projekt-ligji është kritikuar sepse vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës të komunitetit musliman.

Projektligji parashikon ndërhyrjen në xhami dhe shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin muslimanëve.

Ai kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit musliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve arsimim në shtëpi.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekë në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera dhe e bën “arsimin sekularist” të detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publikë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑