Në muaji mars transmetuam një problem me fqinjin të familjes Ullorja në Elbasan. Dy të moshuarit Ullorja thanë, se Enver Dollani, pasi kishte blerë apartamentin në katin e parë të pallatit, kishte bërë një ndërhyrje pa leje, duke mbyllur derën ekzistuese të hyrjes dhe duke nxjerrë hyrjen e re në sheshpushimin e pallatit. Kjo shtesë, sipas familjes Ullorja, u ka shkaktuar edhe lagështirë në banesë, ndërsa ata pretendonin, se fqinji nuk i lejonte të ndërhynin, për të riparuar dëmet.Hysni Ullorja tha, se për këtë rast ishte ankuar në disa institucione, përfshirë bashkinë, IMT dhe IKMT, të cilat kishin konstatuar shkeljen dhe i kishin vendosur Enver Dollanit një afat 5-ditor për prishjen e ndërtimit pa leje. Megjithatë, ndërhyrja nuk ishte kryer plotësisht, pasi muri ishte prishur pjesërisht dhe më pas ishte rindërtuar.Gazetarja kontaktoi drejtorin e IMT-së në Elbasan, Ardian Zabzuni, i cili premtoi verifikimin e rastit në terren. Inspektorët e IMT-së deklaruan, se shtesa do të prishej sipas ligjit.E në fakt, rasti u zgjidh dhe IMT prishi ndërtimin pa leje, duke hequr edhe derën dhe duke liruar hapësirën publike.




