E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

FOTOT/ Fillon ndërtimi i megaqytetit 1 trilion dollarësh në Arabi, 170 kilometra i gjatë

Pamjet mbresëlënëse me dron kanë treguar një megaqytet prej 1 trilion dollarësh në ndërtim në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Pamjet janë shkrepur nga kompania e fotografimit ajror të Arabisë Saudite, Ot Sky, duke treguar punën që fillon në këtë megaqytet, icili pritet të jetë 170 kilometra e gjatë.

Krahas The Line, do të ndërtohen edhe shumë projekte të tjera si një vendpushim skish dhe strehim për qeverinë saudite.

Në pamjet, duket se po punohet për ndërtimin e megaqytetit, në atë që duhet të jetë një përpjekje monumentale.

Ekskavatorë të shumtë mund të shihen duke gërmuar një llogore të gjerë lineare në shkretëtirë, me ndërtues gjithashtu në terren që monitorojnë përparimin e tyre.

Po ashtu, ka disa pamje të një vrime gjigante që mund të jetë fillimi i ndërtimit për një sistem transporti që do të ndërtohet nën gjatësinë e qytetit.

Ky sistem i ri transporti është krijuar për të minimizuar ndarjen mes natyrës dhe qytetarëve dhe shpresa është që duke përdorur trenat me shpejtësi të lartë, banorët do të mund të udhëtojnë nga njëra anë e qytetit në tjetrën në vetëm 20 minuta.


Megaqyteti u zbulua zyrtarisht në fillim të këtij viti dhe është projektuar për të strehuar nëntë milionë njerëz.

Ai do të jetë 500 metra i lartë dhe do të ketë një fasadë të pasqyruar, me megaqytetin që pritet të jetë afërsisht në të njëjtën madhësi me shtetin e Massachusetts.

Do të jetë gjithashtu neutral ndaj karbonit, duke u mundësuar tërësisht nga burime të rinovueshme të energjisë.

Planet për të ndërtuar një megaqytet u bënë nga princi i kurorës Mohammed bin Salman Al Saud.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑