Teksa Sali Berisha dhe Lulzim Basha hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për përfshirje në marrëveshjen e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama shijon kafen në parlament.
Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot jashtë parlamentit se Lulzim Basha është bashkëpunëtor në aferën mafioze për Portin e Durrësit.
Berisha pretendon se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit.
Pas kësaj Basha reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregon se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit.
Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.?https://t.co/zeIjTB28wz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 24, 2022