Sherr për pronat në Fier, përfundon në spital avokati dhe një tjetër person

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme  në ambientet e jashtme të Gjykatës së Fierit, ku janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç.

70-vjeçari dhe 32-vjeçari kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Fundit