Foto/Ja si joshen vajzat nga agjencitë për të punuar si eskorta në Arabi, dalin mesazhet

Janë bërë publike ditën e sotme mesazhe dhe kontrata që kanë patur vajzat shqiptare, të cilat kanë aplikuar për punë si stjuardesa apo kamariere në agjencinë që i dërgonin për të punuar si eskorta në Arabai.

Në bisedat e publikuara në emisionin televiziv në “News 24”, shfaqen pakënaqësitë e vajzave kur kompania i ka prezantuar kontratën . Sipas tyre, kontrata e paraqitur ka qenë e ndryshme nga ajo që iu është premtuar.

Vajzat thonë se në kontratë nuk përfshiheshin detaje të akomodimit, të pagesës si dhe nuk garantonin siguri.

Ndër të tjera, vajzave iu është thënë që për të vazhduar punën duhet të paguajnë një tarifë prej 1000 eurosh, të cilën mund ta bënin edhe me këste.

Të Fundit