FOTO/ Durrësi zgjohet me instalacion të ri, qytetarët: Ajo e mbështjella quhet vepër arti?

Qytetarët e Durrësit janë zgjuar ditën e sotme me një instalacion të ri të vendosur nga bashkia. Fotot e instalacionit i ka publikuar në Facebook, fotografi Gëzim Domi ku shkruan se ky instalacion është vendosur në shëtitoren Taulantia.

“Mirmëngjes me këtë vepër arti te sapo vendosur në shetitoren Taulantia Durrës,” shkruan Domi.

Por qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë instalacion, duke komentuar në postim se kjo është vetëm një mbështjellse dhe jo një vepër arti.

“Ajo e mbështjella quhet vepër arti?”, “E pashë në vend, por nuk arrita ta kuptoj, mbase më mungon kultura.”, “Pse nuk vut nje gje te bukur felliqesira veni,” janë disa nga komentet në Facebook.

FOTO/ Durrësi zgjohet me instalacion të ri, qytetarët: Ajo e

FOTO/ Durrësi zgjohet me instalacion të ri, qytetarët: Ajo e

FOTO/ Durrësi zgjohet me instalacion të ri, qytetarët: Ajo e

Të Fundit