Arrestimi i Belerit/ Reagon Kryeministri Mitsotakis: Shqipëria të lirojë menjëherë ata që ka burgosur

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër për arrestimin e Fredit Belerit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Nga ishulli Lesbos në Greqi, Mitsotakis tha se Greqia nuk do të pranojë asnjë tolerim sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Mitsotakis shkoi më tej kur tha se Shqipëria duhet të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme nëse dëshiron të anëtarësohet në BE.

Ndërsa kërkoi që të arrestuarit në Himarë të lirohen dhe të marrin pjesë në votimet e 14 Majit.

Kryeministri Mitsotakis: “Më lejoni të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipëri mëngjesin e sotëm ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtar i minoritetit grek Fredi Beleri. Dua t’i dërgoj një mesazh vendit mik Shqipërisë. Greqia nuk do të pranojë asnjë tolerim të sundimit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me BE, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje vendore të lira dhe të ndershme dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur në mënyrë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ka vetëm një mënyrë për të qenë të sigurt se rruga e progresit do të vazhdojë, që Demokracia e Re të forcohet në kutitë e votimit më 21 Maj. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqi për fqinjët tanë, se jemi në vend i fortë dhe vend me besim”.

Të Fundit