Rama: Ambicia ime, në Pukë turistët t’i çojmë në 100 mijë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbyllur mesditën e sotme fushatën elektorale në Pukë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se ambicia e qeverisë që ai drejton është që në Pukë të arrijnë 100 mijë turistë nga 10 mijë të tillë.

Kryesocialisti Rama krahasoi Pukën me Belshin, për të cilat tha se nuk kanë asnjë dallim me njëra-tjetrën teksa shtoi se në Pukë ka shumë arsye pse njerëzit të kthehen nga jashtë shtetit për të ndërtuar bujtinat e tyre e për të pritur turistë.

 

Edi Rama: Këtu ku ju jeni ulur, kishte plehra, nuk kishe mundësi jo të uleshe, po këtu kishte një vatër të tmerrshme infeksioni të mbetjeve shumë të rrezikshme dhe ky liqen që është këtu pas ishte një moçal dhe këtu ishin shtigje me plehra dhe askush nuk e gëzonte këtu këtë mrekulli dhe jo pastaj të vijnë në Pukë turistë. Sot më thonë që numri i tyre ka arritur në 10 mijë, për mua janë vetëm dallëndyshet e para dhe ambiciet e mia janë që turistët këtu t’i çojmë në 100 mijë. Qëkur thotë se do të bëjë 100 pallate në Pukë, duhet t’i vendosni kryqin si person te fleta e votimit. Këta nuk meritojnë minumimin e respektit.

Po këto hordhi që i lëshojnë natën rrugëve për të kërcënuar njerëz, çfarë i kanë këta? Si është e mundur që në 2023 të vazhdojë ky avaz me njerëz si vijnë si hiena për të imponuar se çfarë të votojnë. Si është e mundur kjo? Si mund ta pranojë këtë dikush që mbase 33 vjet as e ka votuar dhe as nuk ka ndërmend të votojë PS, por nuk ka si të mos ketë respekt për veten dhe familjen e vet. Pse, fëmijët e Pukës do të jenë më mirë dhe do të kenë kopshte e çerdhe më të mira nëse këto hiena që dalin rrugëve i urdhëruar nga ai maska, të marrin pushtetin këtu?

Nuk ka Puka asnjë dallim me Belshin. Puka ka klimë të jashtëzakonshme dhe ka klimë fantastike. Nëse në Belsh, çdo fundjavë shkojnë 3 mijë vetë për një vakt dhe nëse po kthehen për të ndërtuar bujtina, atëherë edhe në Pukë kjo gjë do të ndodhë dhe njerëzit këtu nuk kanë pse të mos e shohin të ardhmen e tyre si ato që jetojnë në zonat malore të Evropës që jetojnë me turizëm.

Të Fundit