Banorët e Himarës kërkojnë lirimin e Belerit: Mos të na bëhet presion, duhet të votojmë të lirë

Pas shoqërimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri kanë reaguar disa banorë të Himarës të cilët thonë se ndihen nën presion para zgjedhjeve dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të kandidatit Beleri.

“Kandidati djalë i Himarës është, sulmi është për Himarën. S’është për Fredin. Lirimin e tij sa më shpejt, të dali”.

“Himara është e lirë. Çdonjeri ka të drejtë të votojë lirshëm. Nuk bëhen presione dot, ja ku është fusha, ja ku janë kutitë, të votojë çdonjeri i lirë dhe kush ka popullaritet, kush ka simpati le ta fitojë, por jo me presione të tilla”.

 

 

Të Fundit