Mjekja: Në Shqipëri nuk ka medikamente për kancerin e mushkërisë

Onkologia Kleida Mati tha  në Euronews Albania, tha se medikamentet për kancerin e mushkërisë janë të pakta.

Mati nënvizoi se kanceri i gjirit është sëmundja që mbulohet më mirë me barna në të gjithë Shqipërinë.

“Përsa i përket kancerit të gjirit është lloji është i mbuluar më mirë me barna në të gjithë Shqipërinë. Duhet të theksojmë dhe faktin se onkologjia është kthyer në një  specialitet të onkologjisë shumë dinamik.  Çdo 6 muaj kemi  barna të reja që aprovohen. Medikamentet për kancerin e mushkërisë janë shumë të pakta”- tha ajo.

Një panel udhëheqës shëndetësorë kanë rekomanduar së fundmi se mosha në të cilën gratë kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit duhet të ulet nga 50 në 40.

Të Fundit