Foshnja vdes pas përdorimit të Forceps-it: Tragjedia e maternitetit ‘Koço Gliozheni’

Rreth një muaj më parë trajtuam një ngjarje të rëndë, të ndodhur në 27 korrik 2021 në Maternitetin “Koco Gliozheni”në Tiranë.Një vajzë e sapolindur humbi jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët përdorën pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin.Foshnja u dëmtua në kokë, e pas dy ditësh nuk ia doli.Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes, tha, se gjatë shtatzanisë, ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës, ka qenë pa probleme.Meqë bebi ishte mbipeshë, Adelina me mjeken kishin vendosur, që lindja të bëhej me operacion. Por të resë i nisën dhimbjet më shpejt, ndaj shkoi në maternitet. Mjekja e saj nuk ishte në turn dhe e delegoi Adelinën te kolegu i saj Ervis Vata. Atë ditë e reja u la pa asnjë ndërhyrje nga stafi mjeksor. Të nesërmen, kur erdhi doktoresha, që kishte ndjekur Adelinën, kjo e fundit ishte shumë e lodhur nga dhimbjet për të lindur vetë, apo për të përballuar operacionin.Në këtë pikë, doktoresha Aida Hoxha, i bëri narkozë dhe e nxorri bebin përmes Forcep-sit, një pajisje metalike si lugë.Pasi foshnja humbi jetën, cështja u referua në Komisariatin numër 1, pasi familjarët akuzuan stafin e Maternitetit, për humbjen e fëmijës.OPGJ Sokol Collaku kërkoi menjëherë kryerjen e autopsisë së foshnjes nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Materialet iu kaluan prokurorisë dhe cështja iu caktua prokurores Mirela Mërtiri, e cila u hoq nga rradhët e drejtësisë nga vettingu.Prej gati 8 muajsh kjo cështje i kaloi prokurorit Bledar Valikaj. Ne iu drejtuam Institutit të Mjeksisë Ligjore, për të kuptuar, se pse raporti u vonua për 4 vjet. Pas transmetimit tonë, në prill 2025, më në fund Mjeksia Ligjore e coi ekspertizën në Prokurori, ku provohet përgjegjësia e mjekëve për vdekjen e foshnjes dy-ditëshe.

Të Fundit