E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Kreu i SPAK, Braho për krimet zgjedhore: Në hetime të përfshihet edhe gjurmimi i parasë. Task-Forcë e përhershme, 4 muaj para zgjedhjeve!

Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri tek ndërmjetësit, organizatorët dhe ata që përfitojnë nga deformimi i vullnetit të zgjedhësit, si edhe një politikë penale më efektive. Këto ishin qëndrimet kryesore të kreut të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua për efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor.

Sugjerimi i parë i SPAK është hartimi i një Strategjie Kombëtare për Parandalimin, Identifikimin dhe Hetimin e Krimit Zgjedhor

“Përvoja tregon se krimi zgjedhor nuk është vetëm çështje e një institucioni dhe nuk trajtohet vetëm nëpërmjet reagimit penal pas kallëzimit. Ai kërkon një qasje të integruar, ku parandalimi, monitorimi administrativ, raportimi qytetar, verifikimi policor, hetimi penal dhe kontrolli financiar të funksionojnë si pjesë e të njëjtit mekanizëm institucional”, tha Braho.

Braho tha se prania e Task Forcës mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme dha rezultate konkrete në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ai tha se kjo Task-Forcë ishte një organizim i brendshëm i SPAK me prokurorët dhe hetuesit e BKH, por nuk u përfshinë institucione të tjera. Pikërisht ky është propozimi i dytë i kreut të SPAK, sipas të cilit kjo Task-Forcë duhet të sanksionohet në ligj dhe të përfshihen edhe Policia e Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe institucionet e tjera që kanë rol në verifikimin e indicieve dhe gjurmimin e burimeve financiare.

Po ashtu, kreu i SPAK propozoi që kjo Task-Forcë të ngrihet të paktën katër muaj para zgjedhjeve dhe të vijojë edhe pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

“Së dyti, protokolli i bashkëpunimit ndërinstitucional duhet të kalojë nga një instrument i përkohshëm për një cikël zgjedhor, në një mekanizëm të qëndrueshëm dhe të përhershëm të normuar me ligj. Ky mekanizëm duhet të përfshijë jo vetëm SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, por edhe Policinë e Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare si dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që kanë rol në verifikimin e indicieve, në gjurmimin e burimeve financiare dhe në dokumentimin e rasteve. Gjithashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të aktivizohet më herët dhe të zgjasë më gjatë”, tha Braho.
Një tjetër pikë ku SPAK kërkon ndërhyrje është politika penale për krimet zgjedhore.

“Së treti, mund të vlerësohet rishikimi i politikës penale për format më të rënda të krimit zgjedhor. Kjo nuk duhet kuptuar si rritje mekanike e dënimeve për çdo rast, por si nevojë për të vlerësuar nëse marzhet aktuale të dënimit janë të përshtatshme për rastet kur vepra kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë.

Gjithashtu individualizimi i dënimit duhet të diferencojë zgjedhësin vulnerabël, përfaqësuesin e subjekteve politike, kandidatin dhe shtabin e tij elektoral, financuesin e fushatës, zyrtarin e lartë apo nëpunësin publik. Sa më i lartë të jetë roli organizues, politik, administrativ ose financiar i personit, aq më i qartë duhet të jetë edhe reagimi penal”, tha Braho.
Braho u ndal edhe te mënyra se si duhet të zhvillohen hetimet, duke theksuar se ato nuk duhet të kufizohen vetëm te personat që japin ose marrin përfitime për votën, por duhet të shkohet deri tek përfituesit realë.

“Korrupsioni zgjedhor nuk duhet parë si akt i izoluar dhe individual. Hetimi nuk mund të kufizohet vetëm te dhënësi apo marrësi i përfitimit. Ai duhet të zgjerohet drejt burimit të financimit, organizatorëve, ndërmjetësve, personave që koordinojnë skemën dhe përfituesve realë të saj.

Kur ndiqet burimi i financimit, mënyra e shpërndarjes dhe përfitimi real, atëherë identifikohen jo vetëm dhënësi dhe marrësi i përfitimit, por edhe ndërmjetësit, organizatorët dhe ata që përfitojnë nga deformimi i vullnetit të zgjedhësit”, vijoi Braho.
Në raportimin e tij, Braho bëri të ditur se gjatë periudhës 2021–2025 SPAK ka administruar 233 materiale që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa vetëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë administruar 194 sinjalizime, kallëzime dhe referime për dyshime për krime zgjedhore.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑