E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Flet i mbijetuari i aksidentit: Një grua poshtë meje kishte vdekur, por…

Në mesin e dhjetëra të mbijetuarve në aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të Kroacisë është edhe Ramë Gashi, gruaja e të cilit Kada është shtruar në spitalin e Brodit, për shkak të një lëndimi në kraharor, dhe pritet të futet në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Udhëtimi ka qenë i mirë, madje edhe argëtues, kemi fjetur rreth orës 5 të mëngjesit, pasi që në katin e parë rinia tërë natën ka kënduar dhe argëtuar. Sapo fjeta dëgjova një zhurmë që më zgjoi menjëherë. Gjithçka ndodhi për pak sekonda. Kam parë vetën duke fluturuar lartë e poshtë, gjësendet e ndryshme binin mbi ne, ulëset janë thyer, duke ua shtypur duart pasagjerëve. Aty e kuptova se një grua që ishte poshtë meje kishte vdekur. Njerëzit kishin përfunduar të shtrirë mbi njëri-tjetrin, e më së rëndi e kam pasur kur pashë të rinjtë që kishin humbur jetën”, ka thënë për Jutarnji List, Ramë Gashi që i mbijetoi aksidentit të tmerrshëm.

“Fillova ta kërkoj gruan që ishte ulur me një mikeshë, e kur e gjeta dola jashtë për të ndihmuar të tjerët, pasi që nuk kisha pësuar ndonjë lëndim serioz fizik”, ka shtuar Gashi.

Ai dhe gruaja e tij po udhëtonin nga Manhajmi i Gjermanisë, e destinacioni i tyre i fundit ishte Mitrovica. Ata ishin nisur për pushime.

“Nuk kam dashur të shkoj fare, por ajo më bindi që të udhëtojë me të me autobus. Unë isha për udhëtim me aeroplan, pasi që fluturimi nga Shtutgarti drejt Prishtinës, zgjat vetëm një orë e gjysmë, por ajo insistonte që të udhëtojmë me autobus. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment”, ka thënë për fund Gashi.

Kujtojmë që në këtë aksident kanë humbur jetën 10 persona që ishin në autobusin nga Kosova, ku 44 tjerë janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekesor, prej të cilëve 15 me lëndime më të rënda.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑