E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Flet eksperti, ja 5 rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Rrugët më të rrezikshme për të udhëtuar në vendin tonë janë tre segmente në veri të vendit, kryesisht në aksin Shkodër-Lezhë dhe dy të tjera në jug, rruga që lidh Lushnjen me Beratin dhe ajo Pogradec-Korçë. Një përpunim i të dhënave zyrtare nga Open Data Albania ka dalë në përfundimin se 1646 persona humbën jetën në 7 vitet e fundit në aksidente fatale.

Mbi arsyet na tregon më shumë eksperti Fatmir Hasho.

Në atë qarkullojnë shumë përdorues rruge, mjetë, biçikleta dhe njerëz që kalojnë nga njeri krah në tjetrin. Që nga Shkodra deri në Koplik apo edhe Han i Hotit, shkelja me e madhe është parakalimi i gabuar ku nuk lejohet. Qe nga Shkodra deri në Lezhë, po ashtu nga Miloti deri në Lezhë. Në jug kemi rrugën nga Lushnja deri në Berat, nga Pogradeci në Korçë”.

Nga viti 2014 deri në 2020 në rrugët lokale pati 1639 aksidente, me pasojë 276 viktima.

“Nga bashkitë le për të dëshiruar vendosja e sinjalistikës qoftë horizontale, qoftë vertikale, kanë mungesë investimi”.

Të njëjtin problem e konstaton edhe në rrugët urbane dytësore dhe kryesore, të cilat po ashtu përbëjnë një njollë të zezë sa i përket aksidenteve.

“Tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i korsisë së lëvizjes së mjeteve”.

Sipas të dhënave rezulton se rrugët më të sigurta janë autostradat, në të cilat u shënuan 242 aksidente në 7 vitet e fundit. Ndërsa në rrugët interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës, problem mbetet mungesa e kalimeve për këmbësoret./Tv Klan

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑