Fjalimi i Ramës në Strasburg, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa fliste para gazetarëve, u ndal te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Strasburg.

Kryedemokrati tha se në fjalën e tij në asamblenë e KiE kryeministri përdori fyerje e sharje.

Po ashtu, Berisha tha se kryeqeveritari në Strasburg i futi thikën Kosovës në momentin kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë.

Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Të Fundit