E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Fituan 20 mld dollarë gjatë 2021, krijuesit e vaksinës: Pandemia, shumë larg përfundimit

Ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pandaemia e COVID-19 është pranë përfundimit, dy njerëzit që kanë ndihmuar në krijimin e një prej vaksinave më të përdorura për të luftuar pandeminë, Pfizer BioNTech. Dr. Ugur Sahin dhe bashkëshortja e tij, Özlem Tureci mendojnë ndryshe.

Ata shprehen se po punojnë për një vaksinë të re, që do të ofrojë më shumë imunitet, që do të zgjasë edhe më shumë, kundër koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën amerikane “Boston Globe”, ata theksojnë se pandemia nuk ka mbaruar, pasi ende po shihen variante të reja në qarkullim. “Ky virus do të qëndrojë me ne për shumë vite dhe jemi ende në fazën e shpërthimit të virusit”, tha Shahin. “Kështu që të gjitha parashikimet që pandemia do të mbarojë shpejt, thjesht nuk janë të vërteta”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri janë kryer 2 970 380 vaksinime antiCovid, të ndara në mbi 1,3 milionë doza të para, mbi 1,2 milionë doza të dyta dhe mbi 360 mijë të treta. Në vendin tonë zyrtarisht figurojnë të prekur me Covid-19 rreth 331 mijë persona, ndërsa numri zyrtar i vdekjeve është 3589. Sipas “Our World Data” në botë janë dhënë 12,8 miliardë doza vaksine, ndërsa 4,96 miliardë njerëz (63% e popullsisë botërore) figurojnë të vaksinuar plotësisht.

Sipas “Boston Globe”, BioNTech ka arkëtuar rreth 21 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave në vitin 2021 dhe mendohet të arkëtojë 15-20 miliardë të tjera gjatë vitit 2022. Edhe pse parashikimet për shitjet në vitin 2023 janë për ulje të numrit të dozave, BioNTech po dyfishon sasinë e prodhimit të vaksinës së re të përmirësuar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑