Fiton ne portal per infermiere, nuk e emerojne ne vendin e punes! – Stop
KLIPET

Fiton ne portal per infermiere, nuk e emerojne ne vendin e punes!

Jemi drejtuar në Orikum të Vlorës, pasi Xhuljeta Alushaj ka një problematikë me punësimin e saj. Xhuljeta tregon, se prej 7 vitesh ka ushtruar profesionin e saj si infermiere në qendrën shëndetësore Orikum. Është larguar për të kuruar vajzën e saj në Gjermani, e cila vuan nga distrofia muskulare. Është kthyer, me dy fëmijë, njërin 9 vjec dhe tjetrin 2 vjec. Zonja thotë, se është e divorcuar dhe jetojnë 5 veta vetëm me pensionin e mamasë së saj, 120 mijë lekë të vjetra. Në vitin 2019 ka konkuruar në portalin Infermierë për Shqipërinë dhe ka zënë vendin e fundit. Ajo thotë, se ka shkuar disa herë tek Drejtoria e Shëndetit në Vlorë, por nuk ka mundësi punësimi. Drejtori i ka thënë, se është e para e interesuar për atë vend dhe më pas e ka mohuar. Në Drejtorinë e shëndetit në Vlorë na thuhet, se zonja është fituese në portal, edhe pse në vend të fundit. Ajo ka qenë dhe është në listë pritjeje, por portali është zhvilluar përsëri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *