Fitoi Festivalin e 61 të Këngës, Elsa Lila: Më rikthyet pas në vite, vajza ime më dha inspirim

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila u shpall mbrëmjen e djeshme, fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, ajo u rikthye në Festival pas 25 vitesh dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

Pas marrjes së trofeut, këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që publiku e pëlqeu këngën. Elsa i falenderoi të gjithë për dashamirësinë, veçanërisht vajzën që i dha inspirim.

Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. 

Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.

Kujtojmë se këto ditë, Elsa ka qenë kryefjala e mediave rozë, pasi u rikthye në muzikë, pas arrestimit të bujshëm në Itali, ku u la e lirë, pasi u liruan të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.

Të Fundit