Preu 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, arrestohet 57 vjeçari në Dibër

Një 57-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie –Lurë.

Policia bën me dije se është kapur në flagrancë shtetasi D.K i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Të Fundit