Firmoset marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama: Do ketë punësim të mirëpaguar

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e “Durrës Yacht & Marina”.

Rama u shpreh se me firmosje e kontratës i hap rrugë hapjes së kantierit të fillimit të punës të ndërtimit të tij për t’i hapur rrugës siç theksoi një transformimi të paimagjinueshëm për vendin.

“Do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik dhe si konkurrent në tregun ndërkombëtar që do ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por edhe punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që do të punojë që ta shohë të ardhmen jashtë vendit dhe do sjellë në vend njerëz për të punuar këtu”, tha Rama.

Të Fundit