Jemi në Fier, pasi gruaja e Desart Malasit, pas orarit policor më 7 shkurt, aplikon për leje, sepse duhej të shkonte në spital. Aplikimi u bë për mjetin e saj, por për shkak të një defekti, Desarti, në rolin e drejtuesit, mori mjetin e vjehrrit. I ndalon policia dhe nusja e sëmurë zbret dhe lihet pa ndihmë, ndërsa Desartin e shoqërojnë në komisariat.Vec masës disiplinore me heqje patente dhe leje drejtimi, ai u gjobit me 200 mijë lekë të vjetra për xhamat e zinj dhe 40 mijë lekë gjobë për thyerje të orarit . Por, ai tregon, se ka leje për xhamat e errët , për pesë vjet. Komisioni i gjobave në Fier, nuk e thirri dhe mori vendim pa qenë prezent drejtuesi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]