E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Bota

Familja e Alain Delon refuzon të respektojë amanetin e tij, nuk do e vrasin qenin

Familja e aktorit francez Alain Delon, i cili ndërroi jetë së fundmi, refuzoi të respektonte dëshirën e tij për të eutanizuar qenin e tij të preferuar dhe ta varroste me të.

Delon, i cili vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, kishte dashur që pastori i tij belg 10-vjeçar, Lubo, të eutanizohej dhe të varrosej me të, por pas protestave nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, familja vendosi të mos e bënte këtë.

Sipas “ The Guardian”, aktivistët kundërshtuan mundësinë e vënies në gjumë të qenit të shëndetshëm dhe ofruan gjetjen e një shtëpie të re për qenin e Delon.

Fondacioni Brigitte Bardot tha se vajza e Delon, Anushka konfirmoi se familja do ta mbante qenin.

“Sapo fola me Anushka Delon dhe ajo më tha se Lubo është pjesë e familjes dhe do të mbahet. Qeni nuk do të eutanizohet,” tha zëdhënësja e fondacionit Brigitte Bardot.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑