E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

“Falja nuk i duhet as dreqit” Rama për Xhelal Mziun: Analfabet funksional!

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar ga Durrësi  me kandidatin e PD në Dibër, Xhelal Mziun për deklaratën e tij paralajmëruese pas vrasjes së Elbasanit dhe faljen e tij.

Rama thotë se Mziu është një fytyrë që shekujt e kanë harruar mes shqiptarëve, teksa thotë se falja e tij nuk i duhet as dreqit.

Ai shton se Mziun e nxorën për të kërkuar falje, pasi ata që e urdhëruar kanë ‘’mbushur ato që s’thuhen’’, ndërkohë që shton se opozita s’ka kërkuar ende falje për vrasjen e Elbasani.

‘’Shumë faleminderit të gjithëve, edhe dua që kjo natë të them se sa krenar jam për të gjithë patronazhistët e patronazhistet e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Jam shumë krenar, sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj qytetarëve, njerëzve të zakonshëm e të buzëqeshur, njerëz paqësorë, punëtorë, të vendosur, më 25 prill ne do t’ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve, por edhe atyre që nuk kanë lënë gur pa luajtur për ta penguar rrugën tonë, se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që e ndal.

Gjithë ju patë një fytyrë të dalë nga zgafellet e historisë shqiptare, të errët, kush ka mundësi ja ku e ka, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, shëmbëlltyra më reale, më e prekshme, më e padiskutueshme e atyre që duan me çdokusht të na kthejnë mbrapa.

Ky traklodit, u tha disa njerëzve që ishin mbledhur, se mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan.

Pastaj, ky kërkoi falje, falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve. Dhe falja e tij ka një problem shumë të madh, ndërkohë që ky kërkon falje, nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur ato që s’thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për Elbasanin. Kërkojnë falje për një fjalë shumë të rëndë  të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional. ‘’- tha Rama.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑