Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkelje të rregullave anti-COVID, do rimbursohen ata që i paguan.

Qeveria ka miratuar një akt normativ për heqjen e masave ndëshkuese për personat që thyen masat shtrënguese të vendosura në kushtet e gjendjes së pandemisë COVID-19.

Akti normativ fal gjobat e vendosura gjatë periudhës 17 prill deri në 7 tetor.

Në aktin e qeverisë parashikohet gjithashtu kthimi i gjobave që janë paguar nga qyetarët apo bizneset që kanë shkelur masat shtrënguese.

Kthimi i gjobave do të bëhet brenda 15 nëntorit në llogaritë bankare të individëve apo bizneseve.

Krahas faljes së gjobave, akti normativ parashikon edhe rikthimin e licencave të bllokuara përgjatë kësaj periudhë. Licencat e bllokuara do të riaktivizohen brenda datës 15 nëntor 2020.

Të Fundit