“Faleminderit për këtë mikpritje”, Basha: Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sinjal i fitores

SHKODËR

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është takuar me qindra qytetarë. Basha e cilësoi sinjal të fitores mikpritjen duke falënderuar Shkodranët. Sipas tij, nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mirë se ju gjej! Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores. Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi.
E rëndësishme të bashkohemi bashkë, më 25 prill të sjellim ndryshimin. Bashkë do fitojë Shqipëria, do fitojë Shkodra!”, deklaroi Basha.

Të Fundit