Evi Kokalari: Nuk ka nevojë të jem unë kryetare e PD-së, ne e kemi kryetarin, është Berisha! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Evi Kokalari: Nuk ka nevojë të jem unë kryetare e PD-së, ne e kemi kryetarin, është Berisha!

Evi Kokalari ka qenë sërish e pranishme krah Sali Berishës, në një takim me demokratët e Durrësit.

Kokalari tha se nuk ka ambicie të jetë kryetare e Partisë Demokratike, sepse partia ka kryetar dhe ai është Sali Berisha.

“Kam patur shumë sulme, por edhe pyetje që a mund të jem unë kryetare e Partisë Demokratike. Më besoni, u desh shumë punë që të më sillnin mua nga SHBA. Unë nuk kam nevojë të jem kryetare e Partisë Demokratike, sepse ne e kemi kryetarin dhe ai është Sali Berisha“.

Kokalari foli edhe për çështjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, e njohur ndryshe si “dosja ruse”, e cila sipas saj, është dosja me të cilën është shantazhuar Basha dhe për këtë, ka përjashtuar Berishën.

“Basha nuk mundi të shpëtojë veten dhe i hapi gropën vetes, sepse asnjë nga ne nuk ka për ta braktisur çështjen e zotit Berisha“, tha Kokalari.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *