E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Ermal Mamaqi bëhet shkrimtar: Kam bërë një libër që s’duhet lexuar, por duhet studiuar nga të gjithë

Aktori i humorit dhe trajnusi, Ermal Mamaqi ka botuar një libër me titullin “Në garë me veten”. Ai thotë se ky libër nuk duhet lexuar, por duhet studiuar.

“I lumtur t’ju prezantoj me një ndër projektet më të dashura për mua: Librin tim të parë “NË GARË ME VETEN”. Një krijim i veçantë, ku kam përmbledhur të gjithë eksperiencën time, përvojën në jetë, biznes dhe marrëdhënie…

Kam përshkruar çdo sfidë, mendim, mësim që kam marrë përgjatë sfidave dhe mundësive të jetës. Ishte një qëllim i vendosur kohë më parë, të cilin tani e shoh të realizuar dhe për këtë ndihem i lumtur.

Prandaj jam i lumtur të di se ti tani ke mundësinë të kesh në dorë këtë libër, ku do gjesh veten, do të marrësh zgjidhje, ide, mësime apo ndoshta thjesht pak mirëkuptim.

Miqtë e mi, nëse do t’ju jepja një këshillë për këtë libër do të ishte kjo: Mos e lexoni. STUDIOJENI. Gjithë çka unë di e kam shprehur në këto faqe: dhjetra vite, momente dhe situata nga të cilat kam marrë mësimet e duhura që më kanë sjellë pikërisht këtu, tani. Unë e di se secili nga ne ka brenda vetes më shumë se sa shfaq. Dhe tani është koha më e mirë që ta shpalosësh veten drejt një realiteti të ri, drejt një jete të re..

Ky libër mund të të ndihmojë të bëhesh ai që duhet të jesh, VERSIONI YT MË I MIRË. Ju përqafoj dhe ju falënderoj që jeni me mua, Ermali”, ka shkruar Ermal Mamaqi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑