Erion Veliaj marton dy çifte te Liqeni dhe i vë të mbjellin pemë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk lë asnjë mundësi t’i shpëtojë për publicitet ndaj “kauzave” të tij.

Ai ka celebruar në martesë dy çifte tek Liqeni Artificial i Tiranës në ditën e Shën Valentinit. Mirëpo këto ceremoni, janë shfrytëzuar edhe për të mbjellë pemë, një nismë që daton që prej mandatit të parë të Veliajt, me qëllim për ta paraqitur atë si një kryebashkiak që e do gjelbërimin dhe e pasuron kryeqytetin me pemë, në kontrast me ndërtimet e shumta që dominojnë Tiranën.

Veliaj deklaroi se Tirana është qytet “i themeluar nga dashuria”.

“Sot është një ditë shumë e bukur për të qenë në Tiranë. Ky qytet është themeluar te dashuria për njerëzit, te dashuria për punën, te dashuria që ky komunitet të ecë përpara. Për një qytet që është themeluar te dashuria, mund të ketë vetëm ditë të mira. Sot jam vërtet i lumtur që kemi pasur disa celebrime dhe disa bashkëqytetarë i kanë thënë po njeri-tjetrit për të filluar jetën e tyre në Tiranë, për të filluar familjen e re këtu, për të filluar një strehë dhe një vatër të re që bën Tiranën më të madhe, por unë them që e bën Tiranën edhe më të bukur”, u shpreh Veliaj.

Të Fundit