I mori makinën një personi dhe nuk e kthehu më, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Një 30-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk i’a ka kthyer më.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale S.K., 30 vjeç, banues në Fier është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën për mashtrim.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit