Erion Braçe paralajmëron Lulzim Bashën: Harroje, do jetë krimi më i madh

Nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. Basha tha se qeveria e tij do të ruaj mjedisin dhe se çdo moratorium i vendosur do të bëhet në përputhje me metodat dhe parimet europiane dhe jo krijimin e monopoleve korruptive që ka krijuar Rama.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të zv.kryeministrit Erion Braçe. Ai shkruan se nëse ndodh kjo gjë, nëse do jetë krimi më i madh ndaj Divjakës

“Gjueti në Divjakë, nuk do këtë më kurrë! Harroje Lylëzim! Ta harrosh ti dhe gjithë llumi yt nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Ballshi, Berati! Lylëzim të vish në Divjake me ushtrinë e llumit e t’u japësh leje për të gjuajtur me çifte e çdo armë është jo vetëm çmenduri, por nëse ndodh do jetë krimi më i madh ndaj Divjakës. Rikthimin në të njëjtin krim që zhduku nga Divjaka pelikanin unik, flamingot e çdo shpend të gjallë! Hajduti hipotekës nga Lushnja që ta kërkoj ketë, as ka për të hyre dot në Divjakë, jo më të gjuaj me pushkë këtu! Mbaje mend këtë që po të them! Divjaka është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë! Ti s’do rrosh aq, Divjaka do jetë”, shkruan Braçe.

Të Fundit