Enkelejd Alibeaj: Mandatet i dogji Sali Berisha, Basha thjesht komunikoi vendimin! Ne jemi euroatlantikë

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar gjatë një interviste për Euronews Albania, se mandatet parlamentare të PD, në vitin 2019, i dogji Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha që ishte kryetari i partisë thjesht komunikoi vendimin.

Kjo është hera e parë që grupi Alibeaj ia faturon Berishës këtë vendim edhe pse në krye të partisë ishte Lulzim Basha që e mori përsipër vendimin madje e mbrojti deri në fund, duke bojkotuar edhe zgjedhjet lokale.

Alibeaj gjithashtu deklaroi se PD po ndjek kursin “euroatlantik” dhe e justifikoi faktin që kjo parti nuk gjeti kandidatë në zgjedhje, me refuzimin e degëve për të nxjerrë kandidatë.

“Pra, duke parë secili situatën në degën e vet, në bashkinë e vet, do të ishin ata në analizë të fundit që do të vlerësonin nëse do të ishte më e dobishme për ta dhe për Partinë Demokratike që të merrnin përsipër kandidimin për kryetar bashkie apo jo dhe çfarë do të ishte pozicioni i strukturave lart, kryesia e me radhë, do të ishte t’i bindeshin, të pranonin atë zgjedhje që do të bënin degët poshtë,” – u shpreh Alibeaj

Kujtojmë se grupi Alibeaj ka marrë nga KQZ një milion dollarë për fushatë edhe pse nuk ka kandidatë në shumicën e bashkive.

Të Fundit