E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 8 mln € në Himarë, 24 urdhër-arreste

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 8 mln euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” janë ekzekutuar pas vendimi të gjykatës së Vlorës.

“Gjatë veprimeve hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka marrë të dhëna se prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore” duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prej një viti SPAK ka kryer verifikime të shpeshta në kadastrën e Vlorës, ku në fokus kanë qenë pikërisht dosjet e pronave ne bregdet.

Intensifikimi i verifikimeve nga SPAK nisi një vit më parë, kur në tetor 2021 u grabit zyra e mbrojtjes dhe administrimit të pronave në qarkun e Vlorës. Si pasojë e hetimeve asokohe u arrestua drejtori i kësaj zyre, Bardhyl Gjika, specialisti i zyrës, Kreshnik Mino dhe pak ditë me vonë ish-kreu i Kadastrës Klodian Troci.

Lidhur me këtë çështje policia e Vlorës ka ekzekutohen 24 masa sigurie: 6 masa sigurie “arrest në burg”, 8 masa sigurie “arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe shpalljen në kërkim 2 shtetas, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve

Masat e sigurisë

Arrest në burg: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni.

Arrest shtëpi Andres Gjezo, Ilia Ruçi , Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka, Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko, Antigoni Andruco.

Detyrim paraqitje: Pavllo Xani, Epami Nonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑