Emigrantët, The Guardian: Tirana e zhgënjyer për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe

“Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për kalimet në Kanalin Anglez”.

Ky është titulli i një shkrimi të publikuar së fundmi nga “The Guardian”, ku nënvizohet se “burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë”.

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar. E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët”, tha një burim i qeverisë shqiptare për median britanike.

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Dan O’Mahoney, komandanti për Forcën Kufitare, tha të hënën se numrat barazoheshin me “1% deri në 2%” të meshkujve shqiptarë të moshës 20 dhe 40 vjeç”.

“Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike. Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Zyra e Brendshme, dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë”, thuhet në shkrim.

Media britanike nënvizon se  zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Të Fundit