Elbasan/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset rëndë 22-vjeçari!

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku një i ri ka mbetur i plagosur.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari me inicialet K.P., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Të njëjtat burime pohojnë se ka qenë një makinë në lëvizje, e cila ka hapur zjarr ndaj të riut, duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e konfliktit në fjalë, ndërsa policia po heton dhe ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të Fundit