Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi/ Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit shqiptar: Vendosa ta vras sepse…

Një 32-vjeçar grek i cili akuzohet për vrasjen e një punonjësi të një Qendre Shëndetësore të Kalivia dhjetorin e kaluar pritet të dalë para hetuesve të mërkurën, më 5 maj.

Sipas hetimit të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, autori u largua në Shqipëri disa ditë pas vrasjes për t’u fshehur.

32-vjeçari ishte vendosur në një fshat në Shqipëri dhe pasi u zbulua se ai po qëndronte ilegalisht në këtë vend, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, u ekstradua drejt Greqisë.

Ai pranoi autorësinë e krimit, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu, një kamë dhe 31 gëzhoja.

Më kanë grabitur shërbimet publike, ai së bashku me gruan e tij që ishte administratore. Por pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën Menidi dhe pas vrasjes e hodha”- tha autori 32-vjeçar, duke befasuar me deklaratën e tij oficerët e policisë.

Deklarata që dha në polici

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

Të Fundit