E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt nëse…

Në mediat greke po përcillet me shqetësim shfaqja e “analistëve” dhe “ekspertëve” që shfaqen në kanalet televizive të Turqisë. “Shpeshherë shprehin teori që forcojnë klimën e tensionuar në marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Protothema.

Media helene është ndalur në deklaratat që ka bërë Eray Güçüler, një oficer i pensionuar, i cili konsiderohet si ekspert sigurie. Güçüler shprehu shqetësimin e tij për prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në SHBA dhe bashkëpunimin Athinë-Uashington. Megjithatë për CNN Turk, eksperti tha se nuk i konsideron këto dy vende si rrezik sepse sipas tij ushtria turke mund të pushtojë ishujt në Egje për një natë.

“Nëse më pyesni nëse e marr të gjithë këtë si një kërcënim për Turqinë, jo. Unë nuk e shikoj kështu. Sepse nëse i futesh diçkaje të tillë, si ta them është një proverbë turke: “Ti shkon për diçka të mirë, por humb edhe ato që ke sepse brenda një nate ishujt kalojnë në krahun e Turqisë””, tha ai.

Gjatë intervistës eksperti turk sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prezencën e fortë ushtarake në rajonin e Thrakës, sidomos në Alexandroupolis, zonë të cilën ai e konsideron të rëndësishme për Turqinë.

“Alexandroupolis është një zonë e rëndësishme. Në Korrik 1920 kur ushtria greke pushtoi Turqinë, ishte një vend që u përdor si pikë kryesore transporti. Nuk është e rastësishme që atje u bë një bazë tokësore dhe marine. Përveç kësaj, 4 baza të tjera nëpër Greqi, Kretë dhe Qipro. Çfarë ndodh kur pyesim se pse bëhen këto investime të mëdha? Na thuhet se bëhet për Rusinë? Unë pyes se ku është Rusia? Ku është Rusia këtu? Me shumë mundësi nga një këndvështrim strategjik plani afatgjatë është për Rusinë, por në fazën e parë këtu shënjestër është Turqia”, tha ai.

Eksperti turk shkoi deri aty derisa tha se armët amerikane në këtë bazë në Greqi në të ardhmen mund t’i drejtohen Turqisë./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑